Masa ekstreme në SHBA, Cannavaro i nënshtrohet kontrolleve të rrepta si trajner i Uzbekistanit
Legjenda e futbollit italian, Fabio Cannavaro, është përfshirë në një episod të pazakontë gjatë mbërritjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me delegacionin e kombëtares së Uzbekistanit.
Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë ish-fituesin e Topit të Artë teksa pret pranë personelit të sigurisë, ndërsa sendet e tij personale kontrollohen në mënyrë të detajuar. Sipas raportimeve, kontrolli ishte pjesë e procedurave të shtuara të sigurisë para ndeshjes miqësore mes Uzbekistanit dhe Holandës.
Pavarësisht statusit të tij si një nga figurat më të njohura të futbollit botëror, Cannavaro iu nënshtrua të njëjtave procedura si pjesa tjetër e delegacionit uzbek.
Ngjarja ka tërhequr vëmendje të madhe në media, pasi pamjet e kontrollit të ish-kampionit të botës u shpërndanë gjerësisht në internet. Sipas raportimeve, i gjithë delegacioni i Uzbekistanit është përballur me kontrolle të rrepta gjatë hyrjes në territorin amerikan.
The security that Uzbekistan had to go through before their pre-World Cup friendly today… pic.twitter.com/nM1I8Am9VP
— Out of Context Football Manager (@nocontextfm1) June 8, 2026
KOHA JONË SONDAZH

