Masakroi lojtarët e kombëtares sonë, Demiral i fitoi thuajse të gjitha duelet
Turqia arriti që të merrte 3 pikë ndaj kombëtares sonë, falë një gabimi në fundin e ndeshjes. Edhe pse loja e skuadrës së drejtuar nga Edoardo Reja ishte shumë e mirë, kjo nuk mjaftoi për të gjetur rrugën e rrjetës. “Goal.com” në versionin turqisht ka evidentuar edhe më të mirin në fushën e lojës. Ai është futbollisti i Juventusit, Merih Demiral, i cili arriti që të izolonte Cikalleshin thuajse gjatë gjithë ndeshjes.
Mbrojtësi që shquhet për agresivitetin e tij të tepruar në disa raste, ka arritur që të fitojë 13 nga 15 duelet gjatë gjithë ndeshjes. Demiral fitoi 9 nga 10 topat në ajër në të cilat ka luftuar ndaj lojtarëve kuqezi.
Një performancë shumë pozitive për të, duke qene elementi më i rëndësishëm, në një mbrëmje kur Turqia bëri shumë pak për të merituar 3 pikë. /R.Lika-Koha Jone/
1 – Merih Demiral’ın Türkiye formasıyla Arnavutluk maçındaki performansı:
İkili mücadele: 13/15
Hava topu: 9/10
Sahipsiz top kazanma: 9
Uzaklaştırma: 5Yürek. pic.twitter.com/0JksRCY8cQ
— OptaCan (@OptaCan) October 11, 2019