Matematicieni që parashikoi tre kampionët e fundit të botës zgjedh fituesin e “Botërorit 2026”

Pak ditë para nisjes së Kupës së Botës 2026, matematicieni dhe analisti i statistikave Joachim Klement ka tërhequr sërish vëmendjen e opinionit sportiv me parashikimin e tij për fituesin e turneut.

Klement është bërë i njohur në botën e futbollit për saktësinë e modelit të tij statistikor. Në vitin 2014 ai parashikoi triumfin e Gjermanisë në Brazil, ndërsa katër vite më vonë formula e tij nxori Francën si kampione bote. I njëjti model parashikoi edhe suksesin e Argjentinës në Katar 2022, duke i dhënë atij reputacionin e një prej analistëve më të besueshëm në këtë fushë.

Sipas modelit të tij më të fundit, fituesja e Kupës së Botës 2026 do të jetë Holanda. Kombëtarja holandeze, e cila ka humbur tre finale në historinë e saj dhe nuk ka arritur kurrë të fitojë trofeun më prestigjioz të futbollit, pritet të shkruajë historinë këtë herë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Parashikimi i Klement sugjeron se Holanda do të mposhtë në finale Portugalinw, duke fituar për herë të parë Kupën e Botës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Modeli i matematikianit nuk bazohet vetëm te rezultatet sportive. Në analizën e tij përfshihen faktorë si renditja e FIFA-s, treguesit ekonomikë dhe demografikë, numri i popullsisë, kushtet klimatike, si edhe elementi i fatit. Sipas Klement, rreth 55 për qind e suksesit në një Botëror mund të shpjegohet nga statistikat, ndërsa pjesa tjetër mbetet e varur nga faktorë të paparashikueshëm.

Parashikimet e tij rezervojnë surpriza edhe për favoritët tradicionalë. Sipas simulimeve, Argjentina nuk do të arrijë të mbrojë titullin dhe do të eliminohet në çerekfinale, ndërsa Brazili mund të përballet me një eliminim të bujshëm nga Japonia në fazën me eliminim direkt.

Megjithatë, vetë Klement ka theksuar vazhdimisht se modeli i tij nuk duhet konsideruar si i pagabueshëm. Ai ka pranuar se suksesi i deritanishëm e ka surprizuar edhe atë dhe se qëllimi fillestar ishte të demonstronte sa të vështira dhe të pasigurta janë parashikimet afatgjata në futboll.

Parashikimi i tij ka ndezur debate të shumta mes tifozëve në rrjetet sociale. Disa besojnë se Holanda më në fund do të arrijë të ngrejë trofeun e shumëpritur, ndërsa të tjerë mendojnë se seria e parashikimeve të sakta të matematikanit do të marrë fund pikërisht në Botërorin 2026.

Nëse edhe këtë herë rezultati përputhet me parashikimin e tij, Joachim Klement mund të hyjë përfundimisht në historinë e futbollit si njeriu që sfidoi të papriturat e lojës me fuqinë e statistikave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?