“Matematika” e Karadziç: Serbia, kualifikimin e luan në Shqipëri

Si mund të përjetohet ndryshe suksesi i Shqipërisë nga njw kundërshtar i grupit tonw si Serbia, qw ende nuk e ka shijuar fitoren. Por nSerbia megjithatë pretendon se nuk do të dorëzohet në garë për një biletë drejt Euro 2016. Të paktën kështu e mendon presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karadziç, i cili e pranon se humbja në transfertë me Portugalinë ishte zhgënjyese për kombëtaren serbe. Shqipëria fitoi në Portugali 1-0 dhe pas fitores s fundit, ndonëse UEFA i dha tre pikët në tavolinë serbëve për një ndeshje që ata nuk e fituan kurrë, ndodhet aktualisht në kuotën e 7 pikëve, aq sa ka edhe Danimarka, dy pikw mw pak se Portugalia kryesuese.  Serbia u penalizma me tre pikë, për shkak të incidenteve ne Beograd më 14 tetor, dhe ka aktualisht vetëm një pikë.  Në një intervistë dhënë për mediat serbe, numri 1 i federatës shpreh bindjen se Shqipëria do të ndalet në rrugën e saj duke bërë një parashikim për fazën e dytë. "Ku do t'i grumbullojë Shqipëria pikët e tjera? Ata do të luajnë dy sfida në transfertë me Danimarkën dhe Armeninë ndërsa do të presin Serbinë dhe Portugalinë. Asnjë prej ndeshjeve të mbetura nuk është më vendimtare se ajo ndaj Shqipërisë. Aty luajmë edhe shanset tona. Do kërkojmë të fitojmë patjetër dhe duhet t’ia dalim mbanë”. Në vijim, Karadziç shton se Portugalia mund t'i japë një ndihmë të madhe Serbisë pasi është skuadra më e fortë e Grupit I dhe në këtë mënyrë mund të fitojë çdo ndeshje të mbetur, përveç asaj kundër Serbisë. – ““Do kërkojmë të fitojmë ndaj Danimarkës dhe Shqipërisë. Në ndeshjen e fundit të kualifikueseve, me shumë mundësi Portugalia do vijë në Serbi si e kualifikuar, prandaj ne mund ta kemi më të lehtë për të fituar”. Një deklaratë që ndoshta i kalon kufijtë e imagjinatës, çka e bën ëndrrën kuqezi për kualifikim edhe më të arritshme.  Karadzic e pranon në fund, se situata aktuale është e vështirë pasi skuadra nuk ka bërë hapa përpara, duke ndikuar edhe në gjendjen psikologjike të ekipit. – “Jam i vetëdijshëm për presionin e madh psikologjik që është krijuar. Unë jam i shqetësuar për këtë situatë po aq sa edhe tifozët e ndershëm.” Serbia do të luajë në Shqipëri në tetor, dhe vështirë se mund të dalë me fitore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?