Materazzi: E urrej Juventusin, Ronaldo më i forti i të gjitha kohrave

Në një intervistë të dhënë së fundmi në Instagramin e Sebastian Frey, Marco Materazzi ka folur për shumë tema në karrierën e tij. Ish-mbrojtësi i Interit ka konfirmuar lidhjen e fortë me Mourinhon apo urrejtjen për Juventusin.

Tripleta? Ishim shumë të fortë vitin e parë të Mourinhos, pastaj erdhën Luçio, Eto’o, Milito dhe Thiago Motta: ishim 25 vjeç, çdokush mund të luante në formacion. Tre ndeshjet e fundit kanë qenë vendimtare: Roma, me të gjithë kundër, Siena dhe më pas finalja në Madrid.

Mourinho? Përveç cilësive, ishte një mik, një baba dhe një vëlla. Dinte të gjente gjithmonë fjalët e duhura. Raporti që krijojave me të ishte besim dhe mbështetje, e dija që mund të luaja vetëm një ndeshje, por kisha mbështetjen e tij.

Ronaldo braziliani? Më i forti i të gjitha kohërave. Isha me fat që nuk luaja kurrë kundër tij: vetëm me Milanin, por ai e dinte që i kuptoja pikat e tij të fortë. Kur ai ishte mirë mund të shënonte edhe 20 gola.

Sa e urren Juventusin? Shumë, por vetëm sportivisht.

Ibrahimovic? Është u fortë, por jo në nivelin e lojtarëve si Messi dhe Ronaldo. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP