Mateta drejt Juventusit? Crystal Palace nën tension, largimet vazhdojnë

Polemikat e shpërthyera së fundmi në Londër mund t’i buzëqeshin Torinos. Në ditët kur Juventusi ka intensifikuar ofensivën për Jean-Philippe Mateta, sulmuesin e Crystal Palace, situata brenda klubit anglez duket gjithnjë e më e tensionuar.

Trajneri i Crystal Palace, Oliver Glasner, ka deklaruar publikisht se në fund të sezonit do të largohet nga klubi, pavarësisht ofertës për rinovim. Glasner u transferua në Londër në vitin 2024 dhe arriti ta udhëheqë skuadrën drejt zonës evropiane, por marrëdhëniet e tij me drejtuesit e klubit janë përkeqësuar ndjeshëm.

“E kam informuar klubin se doja një sfidë të re”, shpjegoi Glasner, duke lënë të kuptohet se vendimi i tij lidhet drejtpërdrejt me raportet e komprometuara me drejtuesit, kryesisht për shkak të disa zgjedhjeve në merkato që nuk janë miratuar prej tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rasti i fundit që ka shkaktuar pakënaqësi të madhe është largimi i kapitenit Marc Guehi drejt Manchester City, në një operacion me vlerë rreth 25 milionë euro, i cili pritet të mbyllet përfundimisht në ditët në vijim.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kam ndjesinë që po na braktisin plotësisht”, deklaroi Glasner para ndeshjes me Sunderland, të humbur 2-1 nga skuadra e tij. “Gjëja më e keqe është se shitën kapitenin tonë një ditë para ndeshjes. Deri tani nuk kam folur, por këtë sezon na kanë thyer zemrën dy herë dhe në të dy rastet ka ndodhur pothuajse gjithmonë para një ndeshjeje: fillimisht me Eze dhe tani me Guehi. Crystal Palace mund ta mbyllë sezonin në këtë mënyrë me Oliver Glasner, me një trajner tjetër nuk e di… por nuk më intereson.”

Megjithatë, manovrat në merkato nuk duket se do të ndalen këtu. Largimi i radhës mund të jetë ai i Jean-Philippe Matetas, i cili është në radarët e Juventusit, me “Zonjën e Vjetër” që tashmë ka paraqitur ofertën e parë.

“Zërat për largimin e Matetas? Do të ketë një çmim”, vijoi Glasner. “Crystal Palace do të thotë: ‘Pas 18 muajsh i përfundon kontrata, ta mbyllim operacionin’. Nëse ai do të dëshirojë të largohet dhe nëse askush nuk do të paguajë këtë çmim, atëherë ai do të qëndrojë.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?