Matthäus kërkon largimin e Nagelsmannit: I habitur që u eliminuam nga një ekip kaq i dobët

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthäus, ka bërë thirrje për një ndryshim në stolin e kombëtares pas eliminimit befasues të Gjermanisë nga Kupa e Botës.

Gjermania u ndal në fazën e 1/16-ave të finales, pasi u mposht nga Paraguai, një rezultat që ka shkaktuar reagime të shumta në vend dhe ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e trajnerit Julian Nagelsmann.

Edhe pse Nagelsmann deklaroi pas ndeshjes se është i gatshëm të vazhdojë detyrën dhe të respektojë kontratën e tij, e cila është e vlefshme deri pas Kampionatit Europian 2028, Matthäus beson se federata do të vendosë për një trajner të ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Besoj se pas këtij Botërori duhet të vazhdojmë me një trajner të ri. Kjo ishte thjesht tepër. Ka shumë gjëra që duhen analizuar, si brenda ashtu edhe jashtë fushës,” deklaroi ish-kapiteni i Gjermanisë për mediat gjermane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Matthäus kritikoi ashpër paraqitjen e ekipit kombëtar, duke e cilësuar ndeshjen ndaj Paraguait si nën nivelin e pritshmërive.

Sipas tij, humbja nuk ishte një incident i izoluar, pasi problemet e skuadrës ishin shfaqur edhe më herët gjatë turneut. Ai kujtoi disfatën 2-1 ndaj Ekuadorit në fazën e grupeve, duke argumentuar se performancat zhgënjyese ishin të dukshme prej kohësh.

“Mund të ndodhë të humbasësh një ndeshje të tillë. Por ne zhvilluam një ndeshje katastrofike edhe kundër Ekuadorit. Kur e shikon të gjithë ecurinë në tërësi, nuk jam i trishtuar. Jam i habitur që mund të eliminohesh nga një skuadër kaq e dobët, por nuk jam i trishtuar për shkak të paraqitjeve që treguam,” u shpreh Matthäus.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?