Matthaus: Ky lojtar të transferohet te Bajerni i Mynihut

Legjenda e Gjermanisë, Lothar Matthaus mendon se Bajerni i Mynihut duhet ta transferojë yllin e Arsenalit, Alexis Sanchez.

“Sanchez është një lojtar i madh, ai do të ishte një nënshkrim i mirë për Bayernin. Sanchez mund të luajë në qendër të mesfushës dhe në krahë”, tha Matthaus për AZ.

Kujtojmë që Sanchez ka një kontratë me “Gunners” deri më 2018.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sanchez nuk është i lumtur në Arsenal, dhe gjatë verës mund të gjejë një ekip të ri pasi kiliani kërkohet nga Chelsea, Juventus, Inter dhe PSG.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?