Matuidi: Pas humbjes 6-1 mendova të hiqja dorë nga futbolli!
Blaise Matuidi, një nga futbollistët e pazëvendësueshëm në formacionin e Juventusit në dy sezonet e fundit. Futbollisti francez është kthyer të flasë për pwrmbysjen e çmendur që pësoi në kohët kur luante për Psg kundwr Barcelonws.
Gjithçka ndodhi në sezonin 2016/17, blaugrana (që u eliminuan më pas nga Juventus në çerekfinale), në një mbrëmje legjendare “Camp Nou” përmbysën 4-0 e pësuar në ndeshjen e parë në fazën e 1/8-ve të Champions League, duke fituar 6-1 e duke kaluar raundin falë golit vendimtar të Sergi Roberto.
Një moment shumë i vështirë për numrin 14, si e rrëfen vetë për mikrofonët e RMC: “Ishte e vështirë ta pranoje atë humbje. Në atë moment nuk arrija të besoja atë që ndodhi, thosha se nuk ishte e mundur e se nuk doja të luaja më futboll.
Mendova se e mbylla me këtë sport, më vinte turp nga vetja. Por futbolli ndonjëherë është kështu. Por në Paris ka patur momente shumë të bukura, disa të mrekullueshëm, e mundohem të mbaj mend vetëm ato”.
Kjo e bindi francezin që të largohej drejt Torinos, tek Juventus, ku mendon se mund të fitojë Champions: “Erdha tek Juventus vetëm për të fituar Champions League”, deklaroi vetëm dy ditë më parë mesfushori.