Mavraj prezantohet me kokoshka në ekipin e ligës së tretë në Turqi

Mërgim Mavaraj nuk e ka mbyllur ende me futbollin e luajtur. Mbrojtësi shqiptar, i cili ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit me Kombëtaren shqiptare, do të vijojë karrierën te Turgucu Munchen, që militon në ligën e tretë në Gjermani.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i ri i 35-vjeçarit, që nëpërmjet një video speciale në faqen zyrtare në “Twitter”, ka bërë prezantimin e Mavrajt.

“Në këtë klub vë re shumë gjëra që kanë dalluar dhe kanë formuar karrierën time. Mund të zgjidhja ndonjë rrugë më të lehtë, por nuk më pëlqen t’i bie shkurt, ashtu sikurse edhe Turgucu Munchen nuk i pëlqen të gjejë rrugën e lehtë. Do punojmë së bashku si komunitet për të arritur te suksesi”, – u shpreh Mavraj.

 

SHKARKO APP