Mayweather, dhuratë një Rolls Royce për të fejuarën
Fillimisht ajo ishte thjesht asistente personale. Por tashmë është hedhur në krahët e tij. Doralie Medina e ka arritur objektivin për t’u fejuar me kampionin amerikan të boksit, Floyd Mayweather. Dashuria mes të dyve po shkon në drejtimin e duhur dhe Medina po i shijon këto momente, duke u kthyer edhe në muzën frymëzuese të boksierit, i cili do të ngjitet në ring në datën 2 Maj për ndeshjen e shekullit kundër Manny Pacquiaos. Për ditëlindjen e saj, Floyd nuk u kursye aspak. Medina u bë papritur pronare e një makine Rolls Royce.
KOHA JONË SONDAZH

