Mazrekaj: As në ëndrrën time më të mirë s’e kisha menduar këtë paraqitje!

Mentor Mazrekaj është njeriu i momentit te skuadra e Laçit. Sulmuesi nga Kosova i dha fitoren e radhës kurbinasve 1-0 kundër Teutës, teksa u shpreh i lumtur pas ndeshjes.

“As në ëndrrën më të mirë nuk e kam pritur këtë paraqitje. Shpresoj të vazhdoj me këtë ritmin. Ardit Deliu ishte futbollisti tjetër më i mirë në sfidën e sotme.

E falënderoj presidentin Laska për mundësinë që më dha. Nuk do t’i kërkoj rritje rroge. Jam i kënaqur”, u shpreh Mazrekaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?