Mbappe ka një mesazh për tifozët pas dëmtimit që pësoi ndaj Marokut
Kylian Mbappe ishte një nga protagonistët kryesorë të fitores 2-0 të Francës ndaj Marokut në çerekfinalet e Kupës së Botës, por pamjet pas ndeshjes ngritën shqetësime te tifozët francezë.
Sulmuesi i Real Madridit u pa me akull të vendosur në kyçin e djathtë të këmbës, duke shtuar dyshimet për një dëmtim të mundshëm në prag të gjysmëfinales. Megjithatë, vetë Mbappe nxitoi të qetësonte opinionin publik, duke siguruar se nuk bëhet fjalë për një problem serioz.
“Jam mirë. Kam marrë një goditje në kyçin e këmbës, por jam mirë”, deklaroi ylli francez për “beIN Sports”.
Fjalët e Mbappes konfirmojnë se lëndimi nuk pritet ta pengojë atë për ndeshjen e ardhshme të Francës, ndërsa stafi teknik do të vazhdojë të monitorojë gjendjen e tij gjatë ditëve në vijim.
KOHA JONË SONDAZH

