FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbappe: Nuk e lëmë kurrë vetëm trajnerin, respekt për Paraguain!

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappé, u shpreh i kënaqur pas fitores së pastër 3-0 ndaj Suedisë dhe kualifikimit të “Les Bleus” në fazën e 1/16-ve të Kupës së Botës 2026. Duke folur pas ndeshjes së zhvilluar në MetLife Stadium, sulmuesi francez theksoi se skuadra tashmë duhet të fokusohet te sfidat e radhës.

“E di se çfarë duhet të bëj, por nuk bëhet fjalë vetëm për mua. Besoj se i gjithë ekipi e kupton plotësisht se çfarë duhet të bëjmë këtu. Për ne, një turne i ri filloi sot”, deklaroi Mbappé.

Ylli francez analizoi edhe paraqitjen e skuadrës ndaj Suedisë, duke pranuar se fillimi i ndeshjes nuk ishte i lehtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zhvilluam një ndeshje të mirë, edhe pse e nisëm disi me kujdes. Gradualisht hymë në ritmin e lojës dhe krijuam shumë raste që mund t’i kishim shfrytëzuar më herët. Ky është futbolli, por ne arritëm të shënonim dhe e kontrolluam ndeshjen deri në fund”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte festa e golit, kur Mbappé shkoi drejt pankinës për të përqafuar trajnerin Didier Deschamps. Gjesti erdhi në një periudhë të vështirë për teknikun francez, pas humbjes së nënës së tij.

“Ky është identiteti i këtij ekipi, ne jemi të gjithë bashkë. E dimë që trajneri ka kaluar një situatë të vështirë dhe se ka gjëra në jetë më të rëndësishme se futbolli. Me këtë gjest donim t’i tregonim se nuk do të jetë kurrë vetëm dhe se të gjithë jemi pranë tij”, u shpreh kapiteni i Francës.

Në fund, Mbappé foli edhe për përballjen e ardhshme ndaj Paraguait, duke paralajmëruar se skuadra franceze nuk duhet ta nënvlerësojë kundërshtarin.

“Tani do të përqendrohemi te ndeshja e radhës. Paraguai ka treguar se është një skuadër që meriton respekt, sidomos pas eliminimit të Gjermanisë. Në Kupën e Botës nuk ka ndeshje të lehta”, përfundoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?