FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbappe pranon superioritetin e Spanjës: Nuk luajtëm në nivelin e një gjysmëfinaleje Botërori!

Zhgënjimi mbetet i madh në kampin francez pas humbjes 2-0 ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026. Pas përfundimit të ndeshjes, kapiteni i Francës, Kylian Mbappé, analizoi me sinqeritet paraqitjen e “Bluve”, duke pranuar se skuadra nuk ishte në nivelin e duhur dhe se Spanja e meritoi kualifikimin në finale.

Në prononcimin e tij për televizionin francez M6, sulmuesi francez theksoi se Franca nuk arriti të zbatojë planin e lojës.

“Nuk zhvilluam ndeshjen që kishim përgatitur, as nga ana taktike dhe as nga ajo teknike. Në përgjithësi nuk ishim në nivelin që kërkon një gjysmëfinale e Kupës së Botës. Nëse në një ndeshje të tillë nuk bën atë që duhet për të fituar, rezultati është i pashmangshëm”, u shpreh Mbappe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai vlerësoi edhe paraqitjen e Spanjës, duke theksuar se skuadra iberike iu përmbajt identitetit të saj të lojës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Spanja bëri atë që di të bëjë më mirë: kontrolloi topin dhe imponoi ritmin e ndeshjes. Ne synuam t’i ushtronim presion lart për t’i penguar të merrnin kontrollin, por nuk ia dolëm. Bëmë shumë gabime teknike dhe nuk arritëm t’i vendosnim asnjëherë realisht në vështirësi në momentet vendimtare”, tha ai.

Kapiteni francez shpjegoi se ekipi i tij e humbi betejën taktike kryesisht në mesfushë.

“I lamë ata të diktonin lojën. Duhej ta balanconim ndeshjen, por dështuam. Që nga fillimi u gjendëm shpesh në inferioritet numerik në mesfushë, tre kundër dy, dhe ndaj një skuadre si Spanja kjo bëhet një problem shumë i madh. Fabian Ruiz dhe Rodri patën shumë hapësira dhe kohë për të organizuar lojën, ndërsa në fazën e presionit na mungoi komunikimi”, shtoi Mbappé.

Sipas tij, Franca duhej të kërkonte më shumë duelet një kundër një për të vënë në vështirësi kundërshtarët.

“Duhej t’i detyronim të vraponin pa top, sepse ky është një aspekt që nuk e pëlqejnë. Edhe kur e fitonim posedimin, kontrolli i parë dhe pasimi i parë nuk ishin në nivelin e një gjysmëfinaleje Botërori. Kur i mbledh të gjitha këto, humbja ishte pasojë e natyrshme”, deklaroi sulmuesi.

Në fund, Mbappa foli edhe për gjendjen emocionale të skuadrës pas eliminimit.

“Jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer. Ëndrra jonë ishte të arrinim në finale, t’i dhuronim një tjetër emocion të madh vendit tonë dhe të përpiqeshim të shkruanim historinë. Tani duhet ta pranojmë këtë humbje me kokën lart. Është e vështirë të përshkruajmë atë që ndiejmë, por duhet të rikuperohemi, të pushojmë pak dhe të shohim përpara. Futbolli nuk pret askënd; do të ketë sfida të reja si me klubet, ashtu edhe me kombëtaren”, përfundoi Mbappé.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?