Mbappe reagon pas ardhjes së Messit: Mirë se vjen, legjendë!
Kylian Mbappe më në fund ka vendosur që të reagojë pas ardhjes së Lionel Messit te PSG-ja. “Mirë se vjen në Paris, Leo. Legjendë”, shkruan kampioni i botës, pasi në mediat franceze kishin nisur të shkruanin se Mbappe nuk do të luajë në një ekip me Messin.
Ky postim i Kylian mund t’i qetësojë gjërat për momentin, por e ardhmja e tij te PSG sërish mbetet e paqartë. Një ditë më parë për Mbappe foli edhe vetë presidenti Nasser Al-Khelaifi, i cili u shpreh se sulmuesi i kishte kërkuar ekip konkurrues dhe se tani nuk ka çfarë thotë më pas afrimeve të bëra.
KOHA JONË SONDAZH

