FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbappe: Unë president i Francës? Jo, më urrejnë mjaftueshëm kështu!

Sulmuesi i Francës dhe Real Madridit, Kylian Mbappé, ka folur për planet e tij pas përfundimit të karrierës si futbollist, duke lënë të hapur mundësinë që një ditë të ulet në stolin e trajnerit.

Në një intervistë të gjatë për të përditshmen franceze Le Parisien, kapiteni i “Gjelave” iu përgjigj një serie pyetjesh të shpejta, mes të cilave edhe një nga trajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamps, i cili e pyeti nëse e sheh veten në të ardhmen si trajner.

“Nuk e di. Dua t’i lë vetes shumë mundësi pas karrierës. Kam tashmë një aktivitet biznesi që po ecën shumë mirë. Nëse do të dua të jem biznesmen, do të jem biznesmen”, u shpreh ylli francez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, ai pranoi se mund të ndjekë rrugën e trajningut duke marrë licencat e nevojshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Për të pasur këtë mundësi, sigurisht që do të marr licencat përkatëse. Nuk kushton asgjë dhe është një përvojë shtesë që më pasuron si në aspektin njerëzor ashtu edhe profesional. Por për t’u bërë trajner duhet më parë të pranosh fundin e karrierës si futbollist”, tha sulmuesi i Real Madridit.

Gjatë intervistës, Mbappé u pyet edhe nëse në të ardhmen mund të angazhohet në politikë, pas deklaratave të tij për “ambicie më të mëdha” pas futbollit. Por 27-vjeçari e hodhi poshtë menjëherë këtë mundësi me humor.

“Jo, mos u shqetësoni, nuk po flas për t’u bërë President i Republikës”, tha ai me buzëqeshje.

“Më thonë shpesh këtë gjë, por nuk është në planet e mia. Tashmë jam mjaftueshëm i urryer kështu siç jam”, shtoi ai me të qeshur, përpara se të përfundonte: “Ndoshta do të preferoja një të ardhme më larg vëmendjes publike.”

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?