Mbarimi i kontratave nga pandemia, Milan gati zgjatjen e tyre deri më 31 gusht

Klubi i Milanit pritet të konfirmojë zgjatjen e kontratave me disa nga lojtarët aktualë. Bëhet fjalë për Zlatan Ibrahimovic, Lucas Biglia dhe Jack Bonaventura, të cilëve iu mbaron kontrata me 30 qershor. Duke qenë se sezoni u pezullua nga pandemia, tashmë drejtuesit kuqezinj i kanë ofruar rinovimin lojtarëve.

Kështu të tre lojtarët do të mbeten me Milanin, të paktën deri me 31 gusht. E njëjta gjë pritet të ndodhë dhe me lojtarët të cilët kanë ardhur në formë huazimi te kuqezinjtë.

Simon Kjaer, Asmir Begovic dhe Alexis Saelemaekers do të shtyjnë huazimin dhe do të mbeten lojtarë të “Djallit”. Të gjithë këto marëveshje, priten të zyrtarizohen ditën e hënë nga klubi, ku do të mbahet një konferencë për shtyp.

SHKARKO APP