Mbërrin në Milano blerja më e re e Milanit, gati vizitat dhe më pas firma në kontratë

Diego Moreira ka mbërritur në Milano për të nisur aventurën e tij me fanellën e Milanit. Sulmuesi belg me shtetësi portugeze zbarkoi në aeroportin e Linate rreth mesditës, ndërsa dita e tij e parë në Milano do të vijojë me vizitat mjekësore, testet e gatishmërisë sportive dhe firmosjen e kontratës së re.

Transferimi i 22-vjeçarit te kuqezinjtë është realizuar me ndërmjetësimin e agjentit të tij, Jorge Mendes. Milani ka arritur marrëveshjen me Strasburgun për një shumë prej 45 milionë eurosh, plus 5 milionë euro bonuse.

Klubi francez do të përfitojë gjithashtu 10% të shumës së një transferimi të ardhshëm të futbollistit. Bëhet fjalë për një investim të rëndësishëm nga Milani, i cili e konsideron Moreiran një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Moreira kishte qenë në radarët e Romës gjatë muajit korrik. Klubi verdhekuq kishte paraqitur një ofertë prej 30 milionë eurosh, por ajo ishte konsideruar e pamjaftueshme nga Strasburgu, i cili kërkonte rreth 55 milionë euro për lojtarin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?