Mbi 2000 policë dhe 3 helikopterë, Gjermania masa të forta për finalen Spanjë-Angli në Berlin

Finalja e Europianit 2024 është vetëm një ditë larg. Spanja dhe Anglia do të luftojnë për titullin në një kampionat në të cilin fokusi ka qenë te fusha, në atë që po ndodhte në stadiume.

Berlini pret ardhjen e 11 mijë tifozëve të çdo skuadre me bileta dhe shumë të tjerë, sidomos anglezë, pa to. Mijëra bileta, të shitura muaj më parë, do të shpërndahen mes të gjitha llojeve të tifozëve, shumë prej tyre gjermanë, të cilët në mungesë të ekipit të tyre do të tentojnë t’i rishesin, ashtu siç ndodhi në Mynih.

Berlini do të blindohet për finalen e së dielës, me vëmendje të veçantë për tifozët anglezë dhe me kujtesën e UEFA-s të fokusuar në atë që ndodhi në prag të finales së vitit 2021.

Në finale, tre helikopterë do të fluturojnë mbi stadium, me më shumë se 2000 policë të vendosur në të gjithë qytetin.

SHKARKO APP