Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, finalja e Championsit sezonin e ardhshëm në Mynih
UEFA ka marrë vendimet për stadiumet që do të presin finalet e kompeticioneve europiane gjatë dy viteve të ardhshme. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh në Selanik të Greqisë, ku përcaktoi vendet pritëse për finalet e edicioneve 2028 dhe 2029.
Një nga vendimet më të rëndësishme për futbollin italian është caktimi i Juventus Stadium në Torino si stadiumi i finales së UEFA Conference League 2028. Ky do të jetë një tjetër event madhor europian që do të zhvillohet në shtëpinë e Juventusit.
Për Champions League, finalja e vitit 2028 do të zhvillohet në Munich Football Arena në Mynih, ndërsa një vit më pas spektakli do të zhvendoset në Camp Nou të Barcelonës.
Në Europa League, finalja e vitit 2028 do të luhet në National Arena të Bukureshtit, ndërsa ajo e vitit 2029 në National Stadium të Serbisë, në Beograd.
Sa i përket Women’s Champions League, finalja e 2028-ës do të zhvillohet në Lyon, ndërsa në vitin 2029 do të jetë Cardiffi pritës.
Ndërkohë, Superkupa e UEFA-s në 2027 në Amsterdam dhe 2028 do të luhet në Astana Arena, në kryeqytetin e Kazakistanit.
KOHA JONË SONDAZH

