Mbrëmje drithëruese në Champions/ Milani kërkon 3 pikët në Zagreb, Juvja ndeshje nderi ndaj Benficës

Champions League sonte në mbrëmje vjen me ndeshjet e pesta të fazës së grupeve që do të sjellin dhe verdikte të rëndësishme për kualifikimin e disa skuadrave.

Milani luan një ndeshjeve vendimtare në Zagreb  kundër Dinamos. Kuqezinjtë kanë vetëm 4 pikë dhe ndodhen në vendin e fundit, po aq sa ekipi kroat, ndaj dhe fitorja është detyrim për ta.

Po në të njëjtën orë, Chelsea do të luajë në transfertë ndaj Salzburgut. Nuk do të jetë aspak e thjeshtë për Blutë e Londrës në Austri pasi vendasit kanë treguar se mund të bëjnë surprizën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spikat mbi të gjithë super dueli mes Benficës dhe Juventusit. Skuadra portugeze ka qenë një ndër surprizat e këtij sezoni dhe janë thuajse të kualifikuar. Bardhezinjtë ndërkohë mes dëshpërimit do të kërkojnë një fitore që i mban ende në lojë, teksa një vesh do e kenë dhe te sfida e PSG ndaj Maccabi, por që ka pak gjasa për surpriza.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dortmund-City është një tjetër ndeshje që pritet të rezervojë emocione dhe gola. Të dyja skuadrat kanë siguruar kualifikimin, por verdhezinjtë kanë ende shanse për vendin e parë. Reali ndërkohë do të luajë në transfertë ndaj Leipzig. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?