Mbrëmje e madhe për futbollin shqiptar, sot Dinamo dhe Egnatia kërkojnë të shkruajnë historinë

Futbolli shqiptar është sot në qendër të vëmendjes evropiane, teksa Egnatia dhe Dinamo City do të zbresin në fushë për ndeshjet e kthimit të turit të tretë të UEFA Conference League, me objektivin e madh për të siguruar një vend në fazën play-off të kompeticionit.

Kampionët në fuqi të Shqipërisë kanë një mundësi të artë për të shkruar një tjetër faqe të rëndësishme në historinë e klubit. Pas barazimit pa gola 0-0 në ndeshjen e parë në “Stožice” të Ljubljanës, Egnatia ka avantazhin që ta mbyllë çështjen e kualifikimit para tifozëve të saj.

Një fitore minimale do të mjaftonte për skuadrën e trajnerit Edlir Tetova, por ekipi pritet të hyjë në fushë me mentalitet sulmues për të mos rrezikuar surpriza. Atmosfera në Rrogozhinë pritet të jetë elektrizuese, pasi tifozët kanë paralajmëruar mbështetje masive për të shtyrë skuadrën drejt një suksesi historik. Ndeshja do të nisë në orën 21:00.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak më herët, në orën 20:45, vëmendja do të zhvendoset në “Air Albania Stadium”, ku Dinamo City pret kroatët e Hajduk Split. Blutë treguan karakter në transfertë, duke shënuar të parët dhe duke luajtur me guxim, por u mundën 2-1. Ky rezultat e lë plotësisht të hapur çështjen e kualifikimit, pasi një fitore me një gol epërsi do t’i çonte gjithçka në shtesë, ndërsa një fitore me dy gola diferencë do t’i jepte biletën direkte për në play-off.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trajneri Ilir Daja dhe lojtarët e tij kanë kërkuar mbështetjen e tifozëve, të cilët pritet të krijojnë një atmosferë të ngrohtë për të përballuar presionin e një kundërshtari me traditë të madhe në futbollin ballkanik. Nëse të dy skuadrat arrijnë kualifikimin, do të ishte një arritje e jashtëzakonshme për klubet shqiptare në arenën evropiane, duke rritur edhe më shumë koeficientin e vendit në renditjen e UEFA-s.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?