Sfida kundër Serbisë, Hysaj: Nesër vetëm për fitore. Sylvinho: Nuk më mungon goli nga sulmuesit

Nga stadiumi ”Duboçica” në Leskovac, trajneri i Kombëtares, Sylvinho dhe mbrojtësi Elseid Hysaj, folën për sfidën që pret nesër ekipin kuqezi kundër Serbisë. Hysaj është i vetmi futbollist i Kombëtares që vijon të jetë edhe pas 11 vitesh në ekip, pasi ka qënë në fushë gjatë trazirave në Beograd 11 vite më parë. Për të do të luhet vetëm për fitore.

”Po e përjetoj këtë ndeshje shumë emocionalisht, sepse është e vështirë dhe e bukur. Mezi pres të jem në fushë nesër. Masat e sigurisë janë njëjtë me herën e kaluar. Është diçka që e kanë për sigurinë e tyre. Na japin më shumë karikim. Të them të drejtën është një kënaqësi të arrij rekordin e Lorik Canës. Sa u nisëm nga hoteli në Tiranë dhe erdhëm këtu, të gjithë lojtarët e kanë parë dhe e kanë kuptuar rëndësinë që ka ndeshja e nesërme.

Normal që ndeshja e kaluar, fitorja ishte për ne sepse luajtëm mirë. Këtu do të vijmë me të njëjtën gjë. Ndeshje futbollit është. Mund të kesh raste, t’i shënosh, mund ta fitosh ndeshjen, mund dhe ta humbasësh. Ne kemi ardhur për fitore, as për barazim, as për humbje. E dimë të gjithë që Serbia ka lojtarë të mirë. Kam luajtur dhe në Itali me sulmuesit që ka Serbia. Janë me kualitet. Por dhe ne kemi kualitetet tona. Kemi eksperienca dhe dimë si ta përballojmë sulmuesit e Serbisë”,-tha Hysaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurse tranjeri tha se është një ndeshje e rëndësishme. ”Për tre ditë e gjysmë kemi pasur stërvitje në Tiranë. Dje kemi zhvilluar një stërvitje të nivelit të lartë. Nesër do të duhet të zgjedhim lojtarët që do të hedhim në fushë. Mungesa e golit nuk më mungon nga sulmuesit. Goli është pika e fundit e futbollit. Kam besim që lojtarët do t’i përgjigjen atyre që kemi përgatitur në stërvitje”,-tha tranjeri Sylvihno.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dueli merr jetë të shtunën në orën 20:45 dhe vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Tanët mbajnë vendin e dytë me tetë pikë, një më shumë se Serbia që ka një ndeshje më shumë për të luajtur. E cilësuar si një finale për vendin e dytë, atë që të dërgon në play-off e Kupës së Botës, përballja pritet me interes nga dy kampet, ndërsa siguria për këtë duel është e lartë.

Serbi - Shqipëri | Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo& Elseid Hysaj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?