FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbrojtësi i Atleticos skualifikohet për 10 javë, theu rregullin e basteve

10 javë pezullim dhe 70 mijë paund gjobë. Ky është dënimi për Kieran Tripper, i cili përfundoi nën hetimin e federatës Angleze, për shkak se është akuzuar se ka shkelur rregullat e vendosjes së basteve, për transferimin e tij nga Tottenham te Atletico Madrid në korrikun e vitit 2019.

Në këtë mënyrë mbrojtësi anglez do të mungojë deri në fillim të muajit mars për Los Colchoneros. Tripper nuk do të luajë në 11 ndeshje në kampionat si dhe do të mungojë në sfidën e parë të 1/8-ve në Champions League ndaj Chelsea-t.

Mbrojtësi 30-vjeçar, i cili gjithmonë është shprehur se është i pafajshëm dhe ka bashkëpunuar me FA, mund të ngushëllohet me faktin se nuk mori të njëjtin dënim si shoku i tij në Kombëtare, Daniel Sturridge, i cili u dënua për 4 muaj marsin e kaluar për të njëjtat shkelje. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?