Mbrojtësi i Barcelonës dëmtohet rëndë, disa muaj jashtë fushave të lojës

Barcelona ka konfirmuar se mbrojtësi danez Andreas Christensen do të mungojë për një periudhë të gjatë, pasi ka pësuar një dëmtim serioz në ligamentin e kryqëzuar anterior (ACL). Sipas njoftimit zyrtar të klubit, lojtari nuk do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, megjithatë dëmtimi kërkon një proces të gjatë rikuperimi.

Për shkak të natyrës së dëmtimit, Christensen pritet të qëndrojë jashtë fushave për disa muaj. Stafi mjekësor i Barcelonës do të ndjekë nga afër gjendjen e tij, duke u fokusuar në një program rehabilitimi konservativ me synimin për rikthimin e plotë të qendërmbrojtësit në formën optimale.

Gjatë këtij sezoni, mbrojtësi danez ka zhvilluar gjithsej 17 ndeshje me fanellën e Barcelonës: 12 në La Liga, 4 në Ligën e Kampionëve dhe 1 në Kupën e Mbretit. Ndeshja e tij e fundit ishte pikërisht në Kupë, ndaj Guadalajara, ku Christensen shënoi edhe golin e parë në fitoren 2-0 të Barcelonës në fazën e 1/32-ave të kompeticionit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?