Mbrojtësi i Milanit infektohet me koronavirus pas ndeshjes me Bolognës
Mbrojtësi i Milanit, Leo Duarte ka rezultuar pozitiv në tamponin e kryer gjatë ditës së djeshme. Klubi kuqezi ka konfirmuar lajmin në faqe zyrtare. Futbollisti brazilian hyri në fushë në pjesën e dytë në vend të Kjaer.
Lajmi i mirë është tamponët e kryer për pjesën tjetër të skuadrës kanë rezultuar të gjithë negativë. Në çdo rast, siç konfirmohet edhe nga protokollet mjekësore, grupi i futbollistëve do t’i nënshtrohet sërish testimeve mbrëmjen e nesërme para ndeshjes ndaj Bode/Glimt.