Mbrojtësi i njohur i Ajax dhe Holandës diagnostifikohet me probleme në zemër

Mbrojtësi i njohur i skuadrës së Ajax, Daley Blind ka një problem në zemër. Klubi holandez me anë të një deklarate për shtyp ka zbuluar se ai ka një inflamacion në muskujt e zemrës dhe po mbahet nën kujdesin e rreptë të stafit mjekësor.

29-vjeçari ndjeu dhimbje në ndeshjen kundër Valencias dhe u fut menjëherë në analiza. Rezultati për qendërmbrojtësin e holandezëve nuk ishte aspak i mirë. Ajaxi bën me dije se lojtari i tyre do të qëndrojë në Amsterdam dhe do të punojë me rikuperimin e tij.

Një lajm i rëndë ky për Blind që merr një goditje të rëndë, sidomos në moshën e tij. Ish-lojtari i Manchester United dhe titullari i Holandës duhet të qëndrojë pushim dhe mund të humbasë dhe pjesëmarrjen në “Euro 2020”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?