Mbrojtësi i Romës pranë transferimit me kosto zero te Juventusi

Mbrojtësi turk Zeki Çelik pritet të largohet nga Roma në fund të sezonit si lojtar i lirë, për t’iu bashkuar Juventus për edicionin e ardhshëm. Sipas raportimit të La Stampa, negociatat për rinovimin me klubin verdhekuq kanë ngecur për shkak të diferencës së madhe financiare mes palëve.

Roma ka ofruar rreth 2 milionë euro në sezon plus bonuse, ndërsa mbrojtësi kërkon një pagë pranë 4 milionë eurove. Kjo situatë ka shtyrë Juventusin të veprojë shpejt, duke bllokuar lojtarin dhe arritur një marrëveshje paraprake që ai të vihet në dispozicion të trajnerit Luciano Spalletti.

Çelik, i lindur në vitin 1997, ka regjistruar deri tani 31 ndeshje këtë sezon, me një gol dhe katër asistime. Transferimi i tij do të konsiderohej një lëvizje strategjike për mbrojtjen bardhezi, ndërsa Roma do të detyrohet të rikthehet në merkato për të rindërtuar krahët e mbrojtjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?