Mbrojtja e Interit “fut ujë”, ka pësuar sa dyfishi i sezonit të kaluar

Interi i Cristian Chivut po kalon një moment shqetësues, veçanërisht në repartin defensiv. Pavarësisht suksesit të sezonit të kaluar, shifrat e fillimit të edicionit 2026-2027 ngrenë pikëpyetje të mëdha për një skuadër që synon të dominojë në Itali dhe Europë.

Në tetë ndeshje, gjashtë në Serie A dhe dy në Champions League, zikaltërit kanë shënuar 22 gola, por kanë pësuar plot 14. Një vit më parë, në të njëjtën periudhë, kishin shënuar po aq, ndërsa kishin pësuar vetëm shtatë gola. Diferenca tregon qartë se problemi kryesor nuk është sulmi, por mbrojtja.

Edhe pse Interi ka fituar të gjitha ndeshjet e kampionatit në “San Siro”, në shtëpi ka pësuar tashmë dhjetë gola mes Serie A dhe Champions League. Gabimet individuale dhe mungesa e harmonisë në prapavijë po kushtojnë shtrenjtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Manuel Akanji nuk duket në formën e sezonit të kaluar, Alessandro Bastoni ka zhgënjyer në ndeshjen kundër Club Brugge, ndërsa Benjamin Pavard po has vështirësi. Dëmtimi i John Stones ka komplikuar më tej situatën. Sipas analizës, skuadrës i mungojnë kompaktësia dhe agresiviteti që dikur përfaqësonin Francesco Acerbi dhe Stefan de Vrij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër shqetësim është ecuria europiane. Interi ka humbur katër ndeshje radhazi në Champions League, tri prej tyre kundër kundërshtarëve që nuk konsiderohen favoritë kryesorë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?