Mbyllet ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe mes një zhgënjimi të tifozave në stadium

Ndeshja e fundit në grup e Shqipërisë kundër Ishujve Faroe u mbyll 0-0 në një stadium të mbushur plot e përplot me sportdashës të cilët kishin ardhur për të parë Kombëtaren.

Në të vertetë skuadra shqiptare mori barazim dhe mbeti në krye të grupit, por ndeshja ishte shumë e dobët dhe zhgënjyese për tifozët shqiptarë. Skuadra luajti pa nerv dhe aspak në respekt të mijëra e mijëra tifozëve në shkallët e stadiumit.

Dyshuese mbetet si rezultat 0-0, por sidoqoftë jemi në krye të grupit, duke shkuar në Europianin e Gjermanisë vitin e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ndeshje ishte më e dobëta e kombëtares së Shqipërisë. Por nuk duhet harruar se kjo kombëtare bëri histori, duke marrë 15 pikë dhe në krye të grupit E. Dhe nuk kemi pësuar gol në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Urimi është legjitim për djemtë e Kombëtares.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?