McLaren Honda, Alonso: Mezi po pres të fitoj trofe
Fernando Alonso mbulon me entuziazëm McLaren-Honda. Spanjolli nënshkroi një kontratë 2-vjeçare me skuadrën angleze, me opsion rinovimi edhe për disa vite të tjera dhe thekson se Mclareni ka ri-gjetur stimujt dhe motivimin, ndaj është gati për të fituar një tjetër titull në Formula 1 pas dy titujve qw ai personalisht ka fituar me Renault. -“Pas shumë vitesh në Formula 1 tashmë kam të tjerë stimuj. Kisha me të vërtetë nevojë për diçka të tillë. Me kalimin te Mclaren kam rifituar adrenalinën për të rivalizuar në nivelet më të larta. Jam bërë pjesë e një skuadre të madh dhe dua të fitojë sa më shpejt të jetë e mundur. Shpresoj shumë të mbështetja e tifozëve. Besoj se i kemi mundësitë për të fituar titullin kampion gjatë këtij viti.” Makina e re Mclaren-Honda MP4-30 nuk spikati aspak në testet para-sezonale të zhvilluara në Jerez, por shpresat për të zhvilluar një sezon pozitiv në shtëpinë e skuadrës me qendër në Woking janë me të vërtetë të mëdha. Optimizëm përcjell edhe Jenson Button, i cili theksoi se skuadra e tij po punon në drejtimin e duhur. – “Mezi po pres momentin për të zbritur sërish në pistë për testet e ardhshme që do të zhvillojnë në Melbourne. Të punojmë me Hondan është një kënaqësi shumë e madhe për ne,” – deklaroi Button.
KOHA JONË SONDAZH

