McLaren-Honda sërish bashkë, zbulohet makina e re 2015 (Foto)

McLaren zbulon makinën e re dhe shpreson të rikthehet sa më kompetitive në prag të sezonit të ri, të Formula 1. Makina e parë e inxhinierëve të rinj, në partner-ship me Honda, është ndërtuar me anë të një dizajni të ri, dhe me disa ndryshime, pas dy sezoneve të kaluara, që nuk dhanë rezultate të mira. McLaren-Honda shpreson të rikthehet tek sukseset e partner-shipit që patën edhe më parë, 1988-92, kur  Ayrton Senna e Alain Prost fituan katër tituj kampionë radhazi. Piloti i ri i kësaj skuderie, Fernando  Alonso theksoi, – “Ne mund të dominojnë sërish me McLaren në F1.” Makina e re, McLaren MP4-30 është krijim i partneritetit të ri mes McLaren e Honda. Alonso do të jetë piloti i parë që do të testohet me këtë makinë në përgatitjet e testit të Jerez, në Spanjë, më 1 shkurt.  Ai dhe shoku i skuderisë, Jenson Button, do të alternohen në tre ditët e këtij testi. Të dy pilotët janë shprehur të kënaqur me makinën e re dhe thonë se mezi po presin fillimin e sezonit të ri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?