FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Më dhemb çdo muskul”, De Bruyne rrëfen si masakrohet nga Conte në stërvitje

Conte rraskapit lojtarët në stërvitje, reagon De Bryune: Na dhemb çdo muskul!

Kevin De Bruyne e kishte dëgjuar më herët për metodën e famshme të Antonio Contes, por tani që po e përjeton vetë, pranon me sinqeritet se “i dhemb çdo muskul”. Ylli belg, që i është bashkuar së fundmi ekipit nën drejtimin e trajnerit italian, është vetëm një tjetër futbollist që zbulon nga afër intensitetin e jashtëzakonshëm të përgatitjes fizike të teknikut.

De Bruyne e dinte se çfarë e priste: një metodë stërvitjeje që ngjan më shumë me trajnim ushtarak sesa me një fazë përgatitore klasike. Conte, si futbollist i Juventusit dhe më pas si trajner, ka ndjekur gjithmonë një filozofi të qartë: forca dhe sakrifica janë thelbi i suksesit. Stërvitje të rënda, ngarkesa ekstreme dhe një përkushtim i çmendur ndaj çdo detaji.

Këtë e dinë mirë edhe futbollistët që kanë qenë me Conten sezonin e kaluar, kur përgatitjet nisën në Dimaro, dhe që tani thonë me humor, por edhe me ndjenjë reale lodhjeje,  se këtë vit “do të lodhemi edhe më shumë”. Sepse Conte nuk bën kompromise: asnjë detaj nuk lihet pas dore, që nga analiza taktike e deri te studimi i kundërshtarit, por gjithçka kalon përmes një “kulti” të lodhjes, që ai e sheh si themel për suksesin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk është hera e parë që përgatitjet e Contes bëhen lajme. Kur ai drejtonte Chelsea-n dhe më vonë Tottenham-in në Premier League, mediat britanike publikuan foto të lojtarëve të shtrirë në fushë, të shteruar, madje edhe duke vjellë nga lodhja. Një gazetar anglez i pranishëm në stërvitje e përshkroi me një fjalë: “brutale”. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?