Me këngë për Skënderbeun, Florian Marku i tregon kundërshtarit se çfarë e pret më 25 gusht
Me këngën e Skënderbeut përpara rivalit meksikan. Një shikimi pandërprerë, që zgjati edhe kur përballja tradicionale “face-off” përfundoi.
Florian Marku i tregoi kundërshtarit Miguel Parra Ramirez se çfarë e pret më 25 gusht në Arenën Kombëtare, në duelin e titullit WBC Silver. Në eventin e boksit “kthim në shtëpi”, kampioni kuqezi premton se atmosfera do të jetë elektrizuese në ring dhe në tribuna.
“Meksikanët janë të fortë, por ata nuk e dinë si janë shqiptarët. Do e shohë një shqiptar të vërtetë dhe do i kujtohet. Është krenari të kem foton time pranë Mohammad Ali. E vlerësoj jo vetëm për ata që ka bërë në boks. Dua të ndjek shembullin e tij në jetë. Me atmosferën që do të krijohet, do ti vëmë flakën Tiranës”, tha Marku.
Tjetër duel i rëndësishëm i eventit është ai ndërmjet talentit kuqezi Amarildo Vranja me bullgarin Borislav, i vlefshëm për brezin WBC Youth International.