Më keq nuk ka ku të shkojë më Vllaznia, largohet trajneri Zmijani

Besojini ose jo! Vllaznia e dikurshme e Sabah Bizit, Ferit Rragamit, Medin Zhegës dhe lojtarëve të tjerë legjendarë shkodranë, sot duket se nuk ekziston më.

Vllaznia sot nuk ngjan aspak me emrin që ka shkruar për dekada me radhë historinë e futbollit shqiptar.  “Djepi” i futbollit që edhe sot e kësaj dite nxjerr lojtarë pa fund dhe furnizon ekipe të ndryshme në Europë, por edhe kombëtaren shqiptare, nuk ka ende asnjë pikë pas pesë ndeshjeve të para të kampionatit. E kësisoj, Vllaznia rrezikon seriozisht rënien në një kategori më poshtë, si asnjëherë tjetër në tërë historinë e saj.  Kjo ishte arsyeja që pas humbjes së fundit me Laçin, trajneri i Vllaznisë, Luan Zmijani ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Pesë humbje radhazi është starti më i dobët në historinë e klubit shkodran dhe vendimi i Zmijanit erdhi pas një takimi të stafit teknik të kuqebluve me Drejtorin Sportiv, të cilit i kanë paraqitur dorëheqjen e parevokueshme. Kështu përveç Zmijanit largohet nga drejtimi i Vllaznisë edhe trajneri i portierëve Dani dhe ndihmës-trajneri Dibra.

Vendimin e tij Zmijani e bëri publik me një deklaratë për shtyp, ku thekson se e ka hedhur këtë hap bashkë me pjesëtarët e tjerë të stafit teknik  duke marrë të gjitha përgjegjësitë për 5 humbjet radhazi, me shpresën se ata që do t’i zëvendësojnë do të mund ta nxjerrin Vllazninë nga situata e rëndë ku ndodhet. Sipas Zmijanit arsyet mos-grumbullimit të qoftë një pikë në 5 ndeshjet e para janë zhvillimi i ndeshjeve jashtë Shkodrës si dhe gjykimet në dëm të Vllaznisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zmijani gjithashtu u bën thirrje të gjithë atyre që kanë diçka në dorë, që t’i qëndrojnë pranë Vllaznisë në këtë situatë të vështirë që po kalon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sikur të mos mjaftonin rezultatet radhazi negative, një rekord historik negativ për klubin shkodran, tashmë Vllaznia duhet të gjejë të tjetër trajner, i cili do të ketë për detyra ta nxjerrë ekipin nga situata e pazakontë ku ndodhet. Ky është sezoni i tretë që Vllaznia lëngon nën drejtimin e Bashkisë, e cila ka qenë e paaftë për ta menaxhuar si duhet klubin apo për të gjetur sponsorë të denjë për të rivalizuar mes më të mirave të futbollit shqiptar.

Kategoria Superiore

Java e 5-të/ 27 shtator

Kukësi-Flamurtari           1-0

Vllaznia-Laçi                   0-1

26 shtator 

Tirana-Teuta                   2-0

Bylis-Skënderbeu           1-4

Tërbuni-Partizani            1-2

 

Klasifikimi

Skënderbeu      15

Partizani            13

Kukësi                9

Laçi                    9

Teuta                  9

Tirana                 8

Flamurtari           4

Tërbuni               3

Bylis                    1

Vllaznia                0

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?