Më pak gola nga sulmuesit, Sinani: Ekipet janë më pragmatistë
Golashënuesi më i mirë është Taulant Seferi i Tiranës. 15 herë ka shënuar 25-vjeçari që ndiqet nga Guindo i Laçit dhe shoku i tij i skuadrës Xhixha. A është ky një sezon i mirë për sulmuesit në Shqipëri.
Vioresin Sinani një nga sulmuesit më të aftë në Shqipëri, beson se futbolli ka ndryshuar. Skuadrat janë bërë më pragmatiste duke synuar më së shumti rezultatin se sa lojën e bukur. Ndryshe nga sa ndodhte pak vite më parë.
“Sulmuesit më të mirë Seferi, Xhixha, Aralica, janë lojtarë që do të shkojnë më lart. Nuk janë shumë por janë të mirë”. Mungesa e arritjes së objektivave për disa skuadra e bën edhe më të vështirë punën për sulmuesit.