Mediat britanike: Zvicër-Shqipëri, arsyet pse do të jetë duel rekord në Francë!
Sfida mes Zvicrës dhe Shqipërisë, në një Kampionat Europian, do të jetë përballja më e çuditshme në “Francë 2016”.
Në një artikull, prestigjiozja “Daily Mail” i kushton vëmendje përballjes së Euro 2016, mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Kuqezinjtë janë në një grup edhe me Francën dhe Rumaninë, për fakti se me helvetët luajnë disa lojtarë me origjinë shqiptare, madje njëri prej tyre, Granit Xhaka, është vëllai i Talantit që aktivizohet me kuqezinjtë, përbën një rast krejt unik.
Të dy ekipet do të ndeshen si kundërshtarë, pjesë e Grupit A, me Shqipërinë që mund të aktivizojë plot gjashtë futbollistë të lindur në Zvicër, ndërsa përfaqësuesja e Zvicrës ka më shumë se pesë lojtarë kandidatë për të qenë titullarë, si kundërshtarë ndaj kombit të tyre.
Ndonëse Shqipëria ndodhet rreth 10 mijë milje larg Zvicrës, imigrimi masiv nga Ballkani, ka bërë që të jenë me dhjetëra futbollistë të talentuar, të ligjshëm për tu aktivizuar me të dyja përfaqësueset, në varësi të zgjedhjes së tyre.
Tabela përmbledhëse me futbollistët me kombësi shqiptare që do të luajnë për dy kombëtaret. Një fenomen ky që në mënyrë flagrante shfaqet në rastin e vëllezërve Xhaka, Granitit dhe Taulantit, të cilët sipas të gjitha gjasave do të jenë titullarë me përfaqësueset e tyre, si kundërshtarë me njëri-tjetrin më datë 11 qershor, kur Shqipëria dhe Zvicra do të ndeshen mes tyre, për ndeshjen e dytë të Grupit A, pas asaj hapëse të grupit dhe të gjithë Kampionatit, Francë-Rumani.
Ndonëse i dëgjuar edhe më parë, sikurse në rastin e vëllezërve Jerome dhe Kevin-Prince Boateng, të cilët u ndeshën në Kupën e Botës 2014, në duelin mes Gjermanisë dhe Ghana, ky fenomen do të ndodhë për herë të parë mes Kombëtareve Europiane në një kompeticion madhor. Granit Xhaka do të përfaqësojë Zvicrën, ndërsa Taulanti Shqipërinë. Graniti, 23 vjeç do të përfaqësojë Zvicrën pasi refuzoi shansin që të përfaqësojë Kombin e prindërve të tij, ndërsa vëllai i tij më i madh, i cili më parë në të gjitha ekipet zinxhir, duke filluar nga U17, U18, U19, U20 dhe U21 kishte përfaqësuar Zvicrën, në përfundim u shndërrua në një futbollist me të drejta të plota në ekipin Kombëtar të Shqipërisë. Historia e Taulantit reflektohet edhe në raste të tjera në ekipin prej 23 futbollistëve të përfaqësueses së Shqipërisë, atë më të fundit, të nëntorit 2015, ku bëjnë pjesë plot 8 futbollistë të cilët kanë përfaqësuar Zvicrën me ekipet e të rinjve, si dhe një tjetër që u rrit në Zvicër dhe që u promovua nga akademia e një klubi zviceran. Madje njëri prej tyre, pikërisht Amir Abrashi përfaqësoi Zvicrën edhe në Lojërat Olimpike, por kjo nuk e ndaloi atë që të bënte kthesën e madhe dhe të zgjidhte Shqipërinë për në Euro 2016. Shaqiri ka qenë në qendër të kritikave në Shqipëri për zgjedhjen që bëri për të përfaqësuar Zvicrën. Nga ana tjetër, Zvicra i ka besuar maksimalisht futbollistit të Stoke, Xherdan Shaqiri, i cili u lind në Gjilan të Kosovës, nga prindër shqiptarë të Kosovës, për tu transferuar në Zvicër në moshën 1-vjeçare. Pajtim Kasami, ish-futbollist i Fulham, u lind në Zvicër nga prindër shqiptarë. Valon Behrami i Ëatford, u zhvendos në Zvicër në moshën 5-vjeçare nga shteti që asaj kohe quhej Jugosllavi, sikurse bëri edhe shoku tjetër i klubit të tij, Almen Abdi, që të dy nga familje shqiptare. Amir Abrashi përfaqësoi Zvicrën edhe në Lojrat Olimpike, por vendosi të kalojë te Kombëtarja Kuqezi. Sipas të dhënave dhe statistikave të vitit 2009, rreth 3% e popullsisë zvicerane përbëhet nga emigrant me prejardhje shqiptare, me shumicën prej tyre që kanë emigruar gjatë luftës së Jugosllavisë dhe asaj të Kosovës në vitin 1990.
Komuniteti shqiptar përfaqësohet masivisht në ekipin Kombëtar të Zvicrës, me pesë futbollistë me kombësi shqiptare të grumbulluar në aktivitetin më të fundit, dhe dy të tjerë (Xhaka dhe Abdi) me gjasa shumë të mëdha për të qenë pjesë e Euro 2016.
KOHA JONË SONDAZH

