Mediat daneze: CAS i ka kthyer 3 pikët në tavolinë Shqipërisë

Sipas mediave daneze, Gjykatës së Arbitrazhit në Lozanë, ka vendosur që ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë do të jepet me rezultatin 3:0 në favor të kuqezinjve.

Ndeshja e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë, më 14 tetor 2014, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016, do të regjistrohet me fitore të skuadrës kuqezi me rezultat 3:0 nga Gjykatë e Arbitrazhit Sportiv, dhe zyrtarizimi pritet të jepet sot pasdite, sipas mediat daneze.

Në një rast të tillë Shqipëria do të ngjitej në kuotën e 10 pikëve në Grupin I dhe do të barazonte sërish Danimarkën, me të cilën do të ndeshet në muajin shtator.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas pezullimit të ndeshjes dhe refuzimit të shqiptarëve që të kthehen në fushë, UEFA mori vendim që Serbisë t’i jap tre pikë, por njëkohësisht duke e dënuar atë me minus tre pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, me këtë vendim nuk u pajtua Federata Shqiptare e Futbollit, e cila u ankua në CAS muaj më parë.

Këtë të premte, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë pritet të japë fjalën e saj të fundit në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri të 14 tetorit të kaluar.

Pas disa shtyrjesh, më në fund shqiptarët do të mësojnë nëse do të ketë vërtet drejtësi në lidhje me atë që ndodhi në Beograd, ku ‘kuqezinjtë’ u bënë viktimë e dhunës dhe thirrjeve për gjenocid nga ana e tifozëve dhe personelit të sigurisë në stadiumin e Partizanit të Beogradit.

Kujtojmë se vendimi i CAS pritet të vijë pas disa shtyrjesh, fillimisht u komunikua se do të jepej më 29 maj, pastaj u shty për në 12 qershor dhe më pas u përcaktua si afat i fundit 10 korriku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?