Mediat italiane: Kumbulla mund të transferohet te Napoli që në janar

Gabimet e shumta në mbrojtje në ndeshjen ndaj Interit, kanë bërë që drejtuesit e Napolit të mendojnë për një afrim në mbrojtje që në merkaton e janarit. Të kaltrit po punojnë për në qershor prej kohësh duke arritur marrëveshjen për transferimin e Amrabat dhe Rrahmanit, dy futbollistë që premtojnë shumë për të ardhmen.

Në janar ndërkohë Napoli mund të afrojë Marash Kumbullën, i cili është një nga surprizat e mëdha të këtij sezoni në elitën e futbollit italian. Gazeta “Il Mattino” raporton se gjendja e vështirë e ekipi napolitan mund të sjellë një lëvizje të shpejt në merkato.

Napoli do të duhet të paguajë 18 milionë euro te Hellas Verona për ta bindur që ta lërë të lirë futbollistin. Operacioni nuk do të jetë aspak i thjeshtë, pasi në garë janë edhe Inter, Juventus dhe Lazio që gjithashtu kanë pasur interesim konkret për të. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP