Mediat italiane: Turpin e Beogradit “e gatoi” UEFA, serbët: Na do Platini!

Shtypi sportiv italian, nisur nga fakti se kombëtaren tonë e drejton Gianni de Biasi, i ka kushtuar vazhdimisht rëndësi çështjes së ndeshjes Serbi – Shqipëri, në prag të vendimit përfundimtar që do të marrë Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. Sot është radha e Serbisë, ndërsa nesër e Shqipërisë, që do të njihen me vendimet pas animimit. E përditshmja italiane “La Stampa”ka botuar një artikull ku e quan takimin e 14 tetorit 2014, Serbi-Shqipëri, që u ndëpre në 41’, kur rezultati ishte 0-0, si “ndeshjen e turpit Evropian në fushë”. Këto dy ditë do të shënojnë edhe fundin e kësaj sfide më shumë territoriale se sa sportive. Në artikull, gazetari Francesco Manassero kujton se takimi kualifikues i Euro 2016 nuk përfundoi për shkak të trazirave të rënda në stadiumin e Beogradit dhe tani është radha e CAS të gjykojë ankimimet për penalizimiet e marra nga komisionet e UEFA-s. Pamjet filmike dokumentojnë qartë sipas “La Stampa”se përfaqësuesja e drejtuar nga Gianni De Biasi po luante një ambient aspak miqësor dhe për këtë u gjykua faktorë, duke e penalizuar me humbje në tavolinë pasi braktisi fushën për shkak se pjesa më e madhe e lojtarëve ishin keqtrajtuar, sulmuar dhe fyer. Duke u mbështetur te “Fair Play”, UEFA lejoi të luhej ky takim edhe pse nuk vendos të vihen përballë Rusia me Ukrainën apo edhe Spanja me Gjibraltarin. Ky është një “autogol” i UEFA-s lexohet në artikullin e gazetës italiane.

 

Sot është dita e ankimimit të Serbisë në CAS dhe para vendimit Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS), Tomislav Karaxhiç ka thënë se presidenti i UEFA-së, Michel Platini i do serbët, por nuk ka ndikim në vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv. Megjithatë Karaxhiç pret lajme të mira nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS). Ai insistoi se Serbia nuk ishte fajtore për ndeshjen e ndërprerë kundër Shqipërisë në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016. Madje, ai thotë se presidenti i UEFA-së, Michel Platini, i do serbët, por nuk ka ndikim në vendimin e Gjykatës. – “Fatkeqësisht në këtë rast nuk mundet! Nuk është fshehtësi se Platini na do… por këtu ai nuk pyetet. Vendosin anëtarët e Komisionit Disiplinor, që janë të pavarur, dhe tashmë edhe Gjykata e Arbitrazhit”,- deklaroi Karadzic për “Alo.rs”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?