Mediat serbe: Shqiptarët kanë nisur të provokojnë

Pas ngjarjes në Greqi, ku Andi Lila u vendos në qendër të polemikave për festimin e golit me shqiponjë, i përpiktë ishte edhe reagimi nga mediat serbe.

Në sinkron, ashtu sikurse ndodh në raste të tilla, gazetat më të mëdha shfrytëzuan ngjarjen për ta quajtur veprimin e mbrojtësit shqiptar të Janinës si provokim.

“Lojtari shqiptar nis provokimet”, ishte titulli i përdorur nga 'Telegraf'-it serb, që në mungesë të informacionit, ose me qëllim për të krijuar zhurmë mediatike e quante simbolin e shqiponjës me duar si atë të Shqipërisë së Madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

E përditshmja kujtonte se ngjarja vjen vetëm pak ditë përpara ndeshjes së 8 Tetorit në Elbasan Arena, ndërsa vinte në dukje se Lila ishte mes lojtarëve shqiptarë që iu kundërvunë serbëve në Beograd, duke mos lejuar që baneri me shkrimin “Autochthonous” të mos binte në duart e huliganëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në atë që më tepër sesa gazetari në kërkim të së vërtetës ngjason me linjë editoriale të diktuar nga politika, shembulli i akuzave për provokim u ndoq edhe nga “Alo” e “Sportske.net”.

Mediat serbe shkruanin se me këtë provokim po tensionohet sfida kualifikuese e 'Euro 2016'. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?