Medon Berisha humbet dhe sfidën ndaj Napolit, në dyshim grumbullimi me Kombëtaren

Mesfushori i Kombëtares shqiptare Medon Berisha vazhdon të mbetet jashtë fushave për shkak të dëmtimit, duke shtyrë edhe më tej rikthimin e tij te Lecce.

Në prag të përballjes së kampionatit ndaj Napolit, klubi italian publikoi raportin më të fundit mjekësor, ku konfirmohet se mesfushori kuqezi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Eusebio Di Francesco as për këtë fundjavë. Berisha vijon të kryejë stërvitje të diferencuara, ndërsa rikthimi i tij në fushë mbetet ende i paqartë.

Kjo situatë krijon shqetësim edhe për Kombëtaren shqiptare, pasi duket gjithnjë e më e vështirë që lojtari të jetë gati për ndeshjet e fazës “play-off” të Kupës së Botës që zhvillohen në fund të muajit mars nën drejtimin e trajnerit Sylvinho.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha u dëmtua më 13 dhjetor në ndeshjen kundër Pisës, në një moment kur po kalonte një formë shumë të mirë. Megjithatë, dëmtimi rezultoi më serioz nga sa ishte menduar fillimisht, duke e mbajtur mesfushorin jashtë fushave për një periudhë më të gjatë se parashikimet e para.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?