Medon Berisha luajti si kapiten ndaj Milanit: Mund t’i kishim menaxhuar më mirë minutat e para!

Kapiteni i Lecce-s, Medon Berisha, doli në konferencë për shtyp pas ndeshjes ndaj Milanit në “San Siro”. Futbollisti i kombëtares sonë shtoi se mund ta kishin bërë më mirë në fillimin e takimit.

“Dhjetë minutat e para mund t’i kishim menaxhuar më mirë, por pas daljes me të kuqe gjithçka u komplikua edhe më shumë. Sigurisht, gjithmonë ka vend për të bërë më tepër”.

I pyetur për goditjen e dënimit që kishte provuar gjatë ndeshjes, mesfushori shqiptar shtoi: “E provova, shpresoja që topi të devijohej, por nuk e godita aq mirë sa doja”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha, edhe pse i zhgënjyer nga rezultati, mbetet një nga pikat më të forta të skuadrës së Lecces, teksa shpreson që të fitojë më shumë hapësira edhe në kampionat, ku është aktivizuar më shumë Ramadani në vendin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama
Medon Berisha luajti si kapiten ndaj Milanit: Mund t’i kishim menaxhuar më mirë minutat e para!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?