Meha, kundër De Biasit: Ka ftuar futbollistë që luajnë vetëm për Krishtlindje
Pavarësisht se luan titullar dhe është udhëheqës i suksesshëm i skuadrës së Konyaspor në Super Ligën turke, mesfushori Alban Meha është lënë sërish jashtë grumbullimit të Kombëtares Kuqezi nga ana e trajnerit Gianni De Biasi.
Në fakt, më shumë se vendimi për ta lënë jashtë grumbullimit, ka qenë pikërisht përgjigja dhe argumenti i paqëndrueshëm i trajnerit De Biasi, ai që ka ngjallur reagimin e papërmbajtur të menaxherit, njëherësh dhe vëllait të mesfushorit Alban Meha, Ferizit, në adresë të kreut të bankinës Kuqezi.
“Në listën tënde ka futbollistë që kanë harruar çfarë është topi, kanë muaj që s’kanë luajtur, ka nga ata që luajnë vetëm për krishtlindje dhe zënë vendin e atyre që luajnë dhe shënojnë çdo javë!”, ka reaguar në profilin e tij në “facebook”, menaxheri, njëherësh vëllai i mesfushorit Alban Meha që aktivizohet me skuadrën e Konyaspor në Super Ligën turke.
“De Biasi, ne e dimë që edhe ti e di që ajo arsyeja që dhe, është banale dhe e turpshme. Ishte më mir ta tregosh të vërtetën, gjisesi nuk habitem, se mezi pret përfundimin e europianit, oferta pa fund për ty …”, përfundoi reagimi në “facebook” i vëllait të Alban Mehas, ndaj vendimit dhe argumentave të trajnerit De Biasi, për mosgrumbullimin e mesfushorit për dy miqësoret e radhës.
KOHA JONË SONDAZH

