FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mehdi Taremi kishte vizë në Amerikë për vetëm një ndeshje, tashmë i ka skaduar

Kombëtarja e Iran vazhdon të përballet me vështirësi administrative gjatë pjesëmarrjes në Kupën e Botës, teksa një tjetër problem me vizat ka prekur skuadrën pas ndeshjes së parë ndaj Zelandës së Re.

Sipas raportimeve të agjencisë zyrtare iraniane IRNA, sulmuesi Mehdi Taremi ka përdorur tashmë të vetmen vizë hyrëse që i ishte lëshuar nga autoritetet amerikane, gjatë udhëtimit për ndeshjen e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara.

Ndryshe nga Taremi pjesa tjetër e futbollistëve iranianë disponojnë viza që u lejojnë hyrje dhe dalje të shumëfishta në territorin amerikan. Për këtë arsye, Federata Iraniane e Futbollit ka nisur procedurat për sigurimin e një vize të re, në mënyrë që lojtari të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme të ekipit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, agjencia IRNA raportoi gjithashtu se kapiteni i kombëtares, Mehdi Taremi, si dhe një anëtar i stafit teknik, kanë hasur vështirësi në aeroportin e Los Anxhelosit pas përfundimit të ndeshjes së parë të turneut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rasti i Taremit i shtohet një serie problemesh me dokumentacionin që delegacioni iranian ka hasur që prej mbërritjes në Botëror. Raportohet se rreth 15 anëtarëve të delegacionit u është refuzuar hyrja në Amerikë, duke komplikuar organizimin dhe funksionimin normal të ekipit gjatë turneut.

Për më tepër, skuadra iraniane nuk ka leje të qëndrojë në territorin amerikan pas ndeshjeve të saj dhe është e detyruar të rikthehet menjëherë në Tijuana, në Mexico, pas çdo përballjeje.

Pas barazimit 2-2 ndaj Zelandës së Re, Irani do të vazhdojë rrugëtimin e tij në Grupin G me sfidën kundër Belgjikës më 21 qershor në Los Anxhelos, ndërsa më 26 qershor do të përballet me Egjiptin në Seattle.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?