Meksika urdhëron punën nga shtëpia dhe pezullimin e mësimit për ndeshjet e Kombëtares në Botërorin 2026

Mexican soccer fans wait to enter the FIFA Fan Fest ahead of the opening match of the FIFA World Cup 2026 between Mexico and South Africa in Mexico City June 11, 2026. (OSV News/Paola Garcia, Reuters)

Qeveria e Meksikës ka miratuar një dekret të posaçëm që parashikon punën në distancë dhe pezullimin e mësimit në shkolla në Mexico City dhe në zonën metropolitane të Guadalajara, me qëllim lehtësimin e qarkullimit gjatë ndeshjeve të Kombëtares meksikane në Botërorin 2026.

Vendimi lidhet me sfidat që Meksika do të zhvillojë më 18 qershor kundër Koreja e Jugut dhe më 24 qershor ndaj Republika Çeke. Sipas dokumentit zyrtar, masat janë ndërmarrë “për të kontribuar në lëvizshmërinë urbane, sigurinë rrugore, vazhdimësinë e aktiviteteve administrative dhe efikasitetin në ofrimin e shërbimeve publike”.

Në kryeqytet, puna nga shtëpia do të hyjë në fuqi më 17 qershor duke filluar nga ora 15:00 sipas kohës lokale, ndërsa më 24 qershor do të zbatohet gjatë gjithë ditës. Në të njëjtat data do të preket edhe sistemi arsimor: më 17 qershor shkollat do të mbyllen pasdite, ndërsa më 24 qershor mësimi do të pezullohet plotësisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, në Guadalajara masa e punës në distancë dhe kufizimet e lidhura me aktivitetet publike do të zbatohen më 18 qershor, ditën e ndeshjes së parë të Meksikës në këtë fazë të turneut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet kanë sqaruar se vendimi nuk do të prekë sektorët thelbësorë, si shërbimet shëndetësore, mbrojtja civile dhe strukturat e sigurisë, të cilat do të vazhdojnë funksionimin normal gjatë periudhës së zbatimit të masave.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?