FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Melo i përgjigjet Chiellinit: Burracak, që e bënte në brekë!

Pas Mario Balotellit, edhe Felipe Melo ka reaguar ndaj autobiografisë së Chiellinit, i cili e konsideroi si të keqin e më të këqinjve, duke e cilësuar si shkaktarin e krijimit të sherreve. Braziliani ndërkohë i është përgjigjur shumë ashpër, duke e cilësuar si frikacakë.

“Do më pëlqente të dija se për çfarë incidentesh e ka fjalën. Kur isha në Torino, unë i respektoja të gjithë. Gjithsesi, tanimë nuk kam respekt për Chielinin dhe nuk do kem kurrë. Thotë se unë gjithmonë isha ai që rrezikoja krijimin e sherreve?

Epo tani ai gjithmonë ka qenë një burracak që e bënte në brekë. Ai mbase është akoma i mërzitur me mua, sepse kur shkova te Galatasaray i eliminuam nga Liga e Kampionëve, apo sepse Interi fitoi gjithçka dhe unë dihet që jam interist” deklaroi Melo për “Gazzetta.it”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?