Memushaj, gol me peshë në triumfin e Peskarës
Ledian Memushaj po kalon një moment të shkëlqyer në karrierë, pasi ndihmoi me një gol ekipin e tij drejt një fitoreje me peshë. Peskara, skuadra e tij në Seria B, fitoi dje 2-1 kundër Breshias, triumf me peshë pasi i sigurua kundër një rivali direkt për një vend në “Play-off”. Peskara u ndëshkua pjesën e parë, duke e i mbyllur 45 minutat e para në disavantazh, por në minutën e 52-të ishte kapiteni Memushaj që shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi, duke barazuar shifrat.
Me golin e shqiptarit ndryshoi gjithçka pasi Lapadula shënoi edhe golin e dytë në 77’, duke përmbysur rezultatin. Kjo ishte fitorja e pestë rresht për ekipin ku aktivizohet lojtari kuqezi dhe Peskara ndodhet në vendin e katërt dhe pjesë e në fazës “Play-off” me shpresë për t’u ngjitur në Seria A.
KOHA JONË SONDAZH

