Memushaj: Kombëtarja ka më tepër rëndësi, jo individët

Ledian Memushaj është shtuar në fund nga tekniku italian, por që ka dyshime për dëmtimin e tij dhe është në dilemë, sidomos për ndeshjen me Danimarkën.

Mesfushori i Pescara megjithatë shprehet optimist, teksa shprehet: – “Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, por mendoj se edhe ato që kemi luajtur po aq të vështira kanë qenë. Duhet të luajmë si në ndeshjet e fundit, pasi kemi shpresa për të shkuar në kampionatin Europian. Jemi grup fantastik lojtarësh dhe besoj se do t’ia dalim mbanë”.

De Biazi ka shumë alternativa në mesfushë dhe lojtarë cilësorë, ndërsa për Ledian Memushajn nuk ka rëndësi shumë nëse luan titullar, e nis nga stoli apo nuk luan fare. – “Mesfusha e Kombëtares ka shumë lojtarë, ndoshta prandaj është dhe reparti i konsoliduar. Por të gjithë kanë cilësi të ndryshme, kështu që secili kontribuon në momente dhe në varësi të ndeshjesh. E rëndësishme është Kombëtarja dhe jo se cili lojtar luan. Po u aktivizova, dëshiroj të jap maksimumin, por vendos trajneri për gjithçka”, – shton Memushaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi Ledian Memushaj, edhe pse ka pasur shumë oferta, vendosi të qëndronte te Pescara në Seria B. Ai sqaron se: “Pata disa oferta nga klube të Serie A, por dëshira e klubit dhe e imja ishte qëndrimi aty, sepse dëshirojmë të fitojmë kampionatin, pasi e humbëm sezonin e kaluar për shumë pak. Unë atje ndihem shumë mirë, jam edhe kapiteni i skuadrës dhe dëshiroja të qëndroja. Klubi që më kërkoi më shumë ishte Empoli, por dhe disa të tjerë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?